Qeveria: Shumë shpejtë pasuria e pajustifikueshme do të iu kthehet direkt apo indirekt qytetarëve

Qeveria: Shumë shpejtë pasuria e pajustifikueshme do të iu kthehet direkt apo indirekt qytetarëve

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se ka miratuar projektligjin që do të qartësojë procedurat për shitjen e pasurive të paluajtshme si dhe dhënie me qira e pasurisë të sekuestruara, raporton Gazeta Enigma.

Nga njoftimi i Qeverisë gjithashtu bëhet e ditur se shumë shpejt pasuria e pajustifikueshme do të iu kthehet qoftë direkt apo indirekt qytetarëve.

“Kalon projektligji që do të qartësoj procedurat për shitjen e pasurive të paluajtshme si dhe dhënia me qira e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara. Kështu pasuria e përfituar tani nga aktiviteti kriminal e shumë shpejtë pasuria e pajustifikueshme do të ju kthehet qoftë direkt apo indirekt qytetarëve, përmes qeverisjes së mirë, shtimit të efikasitetit të organeve ligj-zbatuese të cilat do të punojmë pa u ndalë që të forcohen, por po ashtu nuk do të rreshtim së kërkuari më shumë punë, e më shumë rezultate”, thuhet në njoftim.

Related Articles