Simptomat e variantit “Delta” të ngjashme me virusin sezonal, por si ta dini se me cilin virus jeni infektuar?

Simptomat e variantit “Delta” të ngjashme me virusin sezonal, por si ta dini se me cilin virus jeni infektuar?

Temperaturat e larta gjatë ditëve të kaluara në Kosovë, e kanë shtuar një fluks të madh të qytetarëve të cilët po kërkojnë shërbime mjekësore nëpër qendrat ambulantive nëpër komuna, shkruan Gazeta “Enigma”.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Gazetën “Enigma”, Selami Xhemajli i cili është Drejtor shëndetësise në komunën e Gjilanit, duke theksuar se është rritur për 30 për qind numri i pacientë me shërbimet e rregullta në baza ditore.

“Realisht, ka rritje të numrit të pacientëve që kërkojnë shërbime shëndetësore si pasojë e temperaturave dhe nga ardhja e mërgimtarëve tanë”, ka thënë ai.

Ndërsa, Afërdita Shllaku, Drejtoresh e Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, ka thënë për Gazetën “Enigma” , se personat të cilët kanë simptoma të këtij virusi, duhet tu shmangen kontaktit me persona të tjertë, sepse sipas saj është bartës.

“U bëjmë apel të gjithë qytetarëve që t’i shmangen kontaktit me persona të cilët janë të prekur nga ky virus sezonal, i cili shoqërohet me simptomat si; trubullim dhe barkqitje, e që këto janë shumë të shpeshta. Do të thotë që ky virus është bartës”, theksoi Shllaku.

LEXO EDHE: “Virusi bartës” rrit fluksin e qytetarëve për të kërkuar shërbime mjekësore, shkak temperaturat e larta

Si të mbrohemi nga temperaturat e larta për të mos u prekur nga virusi sezonal?

“Në këto temperatura ne iu bëjmë apel qytetarëve që t’u shmangen ekspozimit të diellit, kryesisht nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 17:00 e mbrëmjes, të qëndrojnë në ambiente të ajrosura, po ashtu të konsumojnë sa më tepër ujë dhe lëngje, të marrin edhe ushqime të cilat janë lehtë të tretshme në organizëm”.

Kështu tha Drejtoresha e Shëndetësisë, Shllaku e cila theksoi se edhe vaksinimi për t’u mbrojtur nga COVID-19 dhe nga variantet e reja është i domosdoshëm, sepse sipas saj vetëm kështu mund t’a parandalojmë ndonjë përhapje të varianteve të reja.

LEXO EDHE: Ja si manifestohet varianti Delta te fëmijët

Ndërsa, tollovia që ka shkaktuar virusi sezonal ngjallë frikën tek qytetarët për t’u infektuar me variantin ‘Delta’, të cilët shkojnë për të kërkuar shërbime mjekësore. Kjo për shkak se simptomat e virusit sezonal ngjasojnë aq shumë me simptomat e variantit ‘Delta’.

Si ta dallojmë se jemi infektuar me virus sezonal apo variantit ‘Delta’?

Infektologu, Ilir Tolaj, ka thënë për Gazetën “Enigma” se nuk mund ta dallojmë, pasi sipas tij nëse pacientët janë vaksinuar me dy dozat e vaksinës antiCOVID, atëherë mundësia që këto simptoma të jenë të COVID-it, është e vogël.

Sipas Tolaj, vetëm me testim mund ta konfirmojmë ose përjashtojmë një gjë të tillë.

Mirëpo, ai ka thënë se nuk është e çuditshme që infeksionet tjera virusale të kenë simptomatologji të ngjashme me COVID, duke e përfshirë edhe atë ‘Delta’.

Tolaj ka theksuar se infeksionet virusale, varësisht nga sistemi i organeve që sulmojnë, karakterizohen me simptoma të ngjashme.

Ndryshe, temperaturat e larta tani kanë zbritur dhe ndonëse pritet që infeksioni me virus sezonal të bie. /Gazeta Enigma/.

Related Articles