Qeveria e Kosovës ka votuar për lehtësimin e masave kundër përhapjes së Covid-19, të cilat përfshijnë heqjen e orës policore, zgjatjen e orarit për gastronomët deri në orën 23:00 si dhe do të lejohet që qytetarët të mos vendosin maska, kur janë duke ecur vet në ambiente të jashtme.
Masat do të hyjnë në fuqi nga e hëna, 31 maj.
Masat kryesore me impakt më të madh do të jenë:
Kufizimi i orarit të qarkullimit do të hiqet, megjithatë, nga ora 00:00 deri në orën 05:00 nuk lejohet grumbullimi i personave përveç në ambiente familjare.
Gatronomisë i lejohet të ushtrojë punën deri në orën 23:00
Lejimi i levizjes pa maska kur qytetarët janë vet dhe në ambiente të jashtme….