Qeveria zotohet që deri në fund të majit ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Qeveria zotohet që deri në fund të majit ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, ka njoftuar se i ka dërguar një letër Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Tiny Kox.

Gërvalla tha se letra përmban zotimin që Qeveria e Kosovës do ta dërgojë draftin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese në Kushtetuese.

“Pas konkretizimit të sotëm të zotimit tonë për të bërë një hap të rëndësishëm dhe të prekshëm në përmbushjen e zotimeve tona, kërkojmë dhe presim nga Këshilli i Evropës që të përmbushë pjesën e vet të detyrimit dhe të ftojë Kosovën për t’iu bashkuar pa vonesë Këshillit të Evropës, si vendi të cilit jo vetëm që i janë vendosur më së shumti kushte për anëtarësim në këtë organizatë, por i cili i ka përmbushur të gjitha këto kushte.”, tha Gërvalla.

Related Articles