Qindra mijëra vaksina pritet të arrijnë në Kosovë në javët e ardhshme

Qindra mijëra vaksina pritet të arrijnë në Kosovë në javët e ardhshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për situatën me pandeminë COVID-19.

Në mbledhjen e 44-të të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së, Kurti u shpreh se para tre muajve kur e rimorëm detyrën kishim mbi 10 vdekje në ditë e me shumë qindra të infektuar përditë që nuk përbënin më lajm.

“Sot, është lajm kur kemi edhe vetëm një të vdekur nga COVID-19, kurse numri i rasteve aktive për 100 mijë banorë ka rënë nën 10. Kosova, të cilën e gjetëm shumë prapa vendeve të tjera, me qeverinë tonë ka arritur të sigurojë donacione e kontrata të mjaftueshme për të arritur synimin që i kemi vendosur vetes: vaksinimin e 60% të popullsisë brenda vitit 2021”, tha Kurti.

Kryeministri theksoi se vaksinimi masiv tashmë ka filluar dhe deri tani janë shpërndarë mbi 200 mijë vaksina, ndërkohë që qindra mijëra vijnë javëve në vijim nga kontrata me Pfizer dhe jo vetëm. 

Related Articles