Qlirim Avdulli bëri paraqitjen e vitit kundër Ballkanit (Video)

Qlirim Avdulli bëri paraqitjen e vitit kundër Ballkanit (Video)

Janë zhvilluar tri ndeshjet e para të javës së 30 në Superligën e Kosovës në futboll ky edhe kanë ardhur rezultate mjaftë interesante.

Shumëkush ka menduar se skuadra e Ballkanit e cila po lufton për titullin kampion do të ketë punë të lehtë në Lipjan kundër Ulpianës, por një gjë e tillë nuk ndodhi, shkruan Gazeta Enigma.

Ulpiana edhe pse ka mbetur mbrapa në luftën për ekzistencë arriti që t’i ndalë suharekasit me barazim, 1-1. Golin për skuadrën e Ulpianës e realizoi Egzon Qerimi nga goditja e lirë, kurse Meriton Korenica i barazoi shifrat.

Skuadra e Ballkanit gjatë gjithë ndeshjes ishte më kërkuese, por mbrojtja e Ulpianës në këtë ndeshje thuajse ishte e ‘çeliktë’.

Mbrojtësi i majtë i Ulpianës, Qlirim Avdulli, në këtë ballafaqim kishte paraqitje fascinuese duke qenë ndër futbollistët më të dalluar të kësaj përballje.

Avdulli ishte i hatashëm duke arritur t’ia mbulojë të gjithë hapësirat futbollistëve si Armend Thaqi, Ermal Krasniqit e Meriton Korenicës.

Ulpiana pozicionohet në vendin e nëntë me 25 pikë të mbledhura.

Gazeta Enigma ua sjell disa nga ndërhyrjet e mrekullueshme të Avdullit në përballje ndaj Ballkanit:

Related Articles