Zelensky: Rusia po mundohet të mbulojë vrasjen e dhjetëra mijëra civilëve ukrainas në Mariupol

Zelensky: Rusia po mundohet të mbulojë vrasjen e dhjetëra mijëra civilëve ukrainas në Mariupol

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se provat po shfaqen, dhe dita ditës po tregojnë se trupat ruse kanë vrarë dhjetëra mijëra civilë në Mariupol.

Zelensky theksoi se Ukraina ka arritur të regjistroj bisedat e rusëve, që tregojnë sesi po mundohen të zhdukin gjurmët e krimeve të kryera mbi civilët ukrainas, transmeton Telegrafi.

Kryetari i Mariupolit ka vlerësuar se 20 mijë civilë janë vrarë në jug të qytetit port, kurse mbrëmë janë shfaqur imazhet satelitore që shfaqin varrezën masive në periferi të Mariupolit.

Presidenti ukrainas pranoi se forcat ruse kanë krijuar “kampe filtrimi” në afërsi të qytetit – enkas për ata që tentojnë të largohen. E ata që i mbijetojnë kampeve, dërgohen në Rusi apo rajonet që janë të okupuara nga rusët.

Kujtojmë që zyrtarët ukrainas më herët akuzonin trupat ruse, për mbledhjen dhe djegien e kufomave të civilëve ukrainas në Mariupol. / Gazeta Enigma.

Related Articles