Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli, ka reaguar në lidhje me shpërthimin e ndodhur në Zubin Potok.
Ai ka shprehur shqetësimin e tij për incidentin dhe ka theksuar rëndësinë e hetimit të plotë të ngjarjes dhe ndjekjes së përgjegjësve, shkruan Gazeta Enigma.
“Të enjten e 28 nëntorit, më shumë se 1 milion shtëpi dhe biznese mbetën pa energji elektrike në të gjithë Ukrainën, pasi Rusia nisi një sulm të gjerë me raketa dhe dron në sektorin energjetik të. Vetëm dy ditë më vonë, natën e mbrëmshme, aleati terrorist i Rusisë, Serbia — veproi ngjashëm e taktikisht njëjtë në fshatin Varagë të Zubin Potokut — duke e minuar digën e Ibër-Lepencit, furnitorin strategjik e kyç të Republikës tonë me ujë”.
“Pa asnjë mëdyshje, dy organizatat terroriste “Mbrojtja Civile” e “Brigada Veriore” dhe kryekrimineli Millan Radoiçiq nën dirigjimin e Presidentit dhe Qeverisë së Serbisë, qëndrojnë pas këtyre sulmeve terroriste. Serbia morracake e djallëzore do kapitullojë njëherë e mirë. Kosova e përjetshme”, shkroi tutje ai./GazetaEnigma/