Ka hyrë në natën e 14-të protesta në Prishtinë, e cila po zhvillohet në kundërshtim me vendimin dënues ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Një numër i madh qytetarësh janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet, duke vazhduar protestën tash e dy javë.
Në mesin e pankartave të vendosura në shesh bie në sy edhe mbishkrimi: “Ne jemi pasardhësit e UÇK-së”.
