Vdes avokati i njohur kosovar

Oda e Avokatëve të Kosovës ka humbur anëtarin e saj, Ilaz Qerkini, raporton Gazeta Enigma.

Qerkini vdiq gjatë ditës së djeshme, ndërsa varrimi i tij do të bëhet sot, në orën 13:00 në varrezat e lagjes ‘’Arbëria’’.

“Avokati, Ilaz u lind me 15.03.1949 në fshatin Savrovë, Komuna e Suharekës. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës me datë 24.09.1973, ndërsa, provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 24.02.1975 në Prishtinë. Avokati Ilaz, ushtroi profesionin e avokatit që nga data 13.12.1993 me seli të zyrës në Prishtinë’”, thuhet në njoftimin e OAK.

Ndërroj jetë avokati Ilaz Qerkini nga Prishtina! 31.05.2021, Prishtinë – Oda e Avokatëve të Kosovës humbi anëtarin e…Posted by Oda e Avokatëve të Kosovës on Monday, May 31, 2021

Related Articles