Disa qytetarë të Prishtinës ia kanë bllokuar komunës punimet në rrugën te “Xhamia e Llapit”.
Kjo, duke vendosur makineri të rëndë midis saj.
Ata i thanë KosovaPressit, prapa kamerës, arsyeja e bllokimit të punimeve është pasi kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, pa plan dhe në mënyrë tinëzare ka vendosur që këtë rrugë, nga katër korësi, ta bëjë në tri, një për hyrje nga qyteti i Podujevës dhe dy dalje nga Prishtina.
Sipas banorëve, me këtë plan do të falimentojnë bizneset që janë përskaj kësaj rruge, pasi do të u pamundësohet furnizimi i lokaleve.
Ata thanë po ashtu se ishin në komunë për ta takuar kryetarin Rama, por që ai ka refuzuar t’i takonte, teksa shtuan se dje kanë dorëzuar peticion me afro 150 nënshkrime.
