Qytetarët së shpejti do të kompensohen për mbeturina

Qytetarët së shpejti do të kompensohen për mbeturina

Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se së shpejti në vendin tonë do të vjen sistemi i rimbursimit për shishet e plastikes dhe qelqit. Iniciativa për riciklim të shisheve të qelqit dhe të plastikës përmes rimbursimit është mirëpritur nga organizatat për mbrojtjen e ambientit.

Ata thonë se me këtë iniciativë synohet që të ngritët vetëdija qytetare në mënyrë që të kemi një ambient sa më të pastër në vendin ku jetojmë.

Ministria e Infrastrukturës në një përgjigje me shkrim për RTV21 ka bërë të ditur se së shpejti do të nisë sistemi i rimbursimit të depozitave të mbeturinave konkretisht shisheve të plastikës dhe qelqit. Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se ka filluar aplikimi për administratorin e sistemit dhe data e fundit do të jetë 26 gusht 2024. Nga organizatat për mbrojtën e mjedisit “ Gjethi” vlerësojnë se më këtë sistem do të rritet vetëdija e qytetarëve për një ambient më të pasur

Ministria e Infrastrukturës në një përgjigje me shkrim ka bërë të ditur se së shpejti do të nisë sistemi i rimbursimit të depozitave të mbeturinave konkretisht shisheve të plastikës dhe qelqit. Nga kjo ministri kanë bërë të ditur se ka filluar aplikimi për administratorin e sistemit dhe data e fundit do të jetë 26 gusht 2024. Nga organizatat për mbrojtën e mjedisit “ Gjethi” vlerësojnë se më këtë sistem do të rritet vetëdija e qytetarëve për një ambient më të pasur.

“Përparësitë e kthimit të shisheve të këtyre depozitave në vendimin që janë marrë, janë përparësi të shumta, do të zvogëlohet volumi i shisheve të plastikës pik së pari e dyta do të rritët vetëdija do të vazhdojnë një rritje e vetëdijes po ashtu kjo ndikon edhe në koston për arsyeje se qytetarët do të paguaj para se të blejnë shishen e plastikës dhe pastaj do ta rimbushjen në aparatet e tyre të cilat i marrin nga këto makina. Kjo nga qytetarët do të pritët për fat të mirë nuk kemi edhe shumë opsione për arsyeje se në atë moment që bëhet ligj vetëm se kjo do të fillon të implementimet shpresojmë që është menduar mirë nga organet vendim marrëse që këto shishe të kthehen ato makina ky sistem funksionoj ashtu si në vende të tjera të Evropës. Natyrisht se volumi i plastikës, shishet e plastikës do të zvogëlohen por një gjë është që do të bëhet implementimi i tyre. Ky sistem i cili do të fillon në Kosovës do të ketë sukses dhe si të jetë një ngritje e vetëdijes e përgjithshme një ulje e ndotjes dhe shisheve të plastikës të cilat ne i konsumojmë si konsumatorë në Kosovë”, deklaroi Rehaj.

Luan Hasanaj nga një tjetër organizatë për mbrojtjen e mjedisit thotë se shumica e mbeturinave që largojnë nga ambienti janë shishet e qelqit dhe plastikës

“Kjo është stimul për qytetarët pra ata do të kenë mundësi që të përfitojnë mjete financiare mbrapa pas kthimit të shisheve të plastikës të cilat do ti kthejnë tek ato makineri të cilat janë të parapara për këtë aktivitet, andaj mendoj që qytetarët do të përgjigjen pozitivisht sepse edhe nga përvoja si organizata çdo herë që ne dalim në aktivitet qytetarët janë ata të cilët ankohen për mungesë të shërbimeve të tilla. Mendoj që do ta pranojnë mirë sepse në çdo vend të zhvilluara ne shohim që kjo po funksionon në mënyrë shumë të mirë dhe mendoj që edhe në Kosovë qytetarët do të bëhen pjesë e kësaj dhe nuk do të hezitojnë ti kthejnë mbrapa depozitat por prap po e ritheksoj që është shumë e rëndësishme informata se si do të plasohet tek qytetarët se si ata do të informohen për këtë vendim dhe në anën tjetër absolutisht ajo që e thash më herët është shumë e rëndësishme mënyra se si do të organizohet implementimi i këtij vendim”, tha Hasanaj.

Ndërkaq drejtoresha e “Ecoz”, Egzona Shala iniciativën për rimbursim e vlerëson si të vonuar dhe thotë se nevojitet të përcjellet me një kampanjë diskuesese

”Mendimi është pozitiv është fat që e kemi mbërri ndoshta hapin e parë të kësaj iniciativë por është shumë edukate dhe shumë i duhur për Kosovën arsyeja kryesore është se konsiderohet që kjo iniciativa e tillë e shndërron mbeturinën në produkt në momentin që ka një produkt vlerë ekonomike atëherë ai mundet me u ruajt dhe mundet me përdor dhe mundet me pas më shumë mënyra dhe metoda të ripërdorimit nuk shkon drejtpërdrejt në deponim por reduktohet në hapin e parë që sistemi i kthimit të depozitës është njëra nga metodat ma efektive që është zbuluar qysh herët por që është praktiku në të gjitha shtetet e BE-së e tani po planifikohet që të vjen edhe në Kosovë. Një iniciativë e tillë është dashtë më herët që të realizohet por edhe tani nuk është vonë që të realizohet në vendin tonë , por kjo e kërkon një iniciativë më të madhe institucionale. 01:41. Kjo duhet të përcjellët me një kampanjë vedisuese dhe me një mekanizëm në vend”, tha Shala.

Related Articles