Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, bashkë me anëtarët e tjerë të KQZ-së kanë folur para mediave lidhur me procesin zgjedhor të zgjedhjeve lokale që po zhvillohet në Kosovë.
Radoniqi tha se deri më tash procesi ka shkuar i qetë dhe në mënyrë të rregullt.
“Deri tani nuk janë raportuar parregullsi që do të cenonin integritetin e procesit zgjedhor. KQZ mbetet në kontakt me trupat në terren për t’u siguaruar që çdo aspekt i votimi të shkojë konform rregullave”, tha Radoniqi. /Gazeta Enigma