Rahovec: Shtëpia bëhet “shkrumb e hi”, ndërhyjnë zjarrfikësit

Rahovec: Shtëpia bëhet “shkrumb e hi”, ndërhyjnë zjarrfikësit

Mbrën e së shtunës në qendër të Rahovecit ka ndodhur një incident zjarri, ku një shtëpi është përfshirë nga flakët, raporton Gazeta “Enigma”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, bashkë me zjarrfikësit, të cilët kanë ndërhyrë për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.

Si pasojë e shpërthimit të zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa akoma nuk dihet se a ka të lënduar nga ky incident.

Në pamjet nga vendi i ngjarjes, shihet se shtëpia është bërë ‘shkrumb e hi’.

“Enigma” ka kontakuar Policinë. por deri në publikimin e lajmit nuk ka marrë përgjigje./Gazeta Enigma/

Related Articles