Një person në Rahovec ka vdekur pas plagëve të marra, pasi u vetaksidentua me motoçikletën e tij, , duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes.
I njëjti ka dalë jashtë rruge duke u rrokullisur. Ai u dërgua në Spitalin e Gjakovës, ku mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e tij.
“Rr. Transiti i ri, Rahovec 22.06.2024-22:10. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, përderisa ka qenë duke drejtuar motoçikletën, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, humb kontrollin mbi motoçikletën, del jashtë rruge dhe rrokulliset. Si pasoj, i njëjti pëson lëndime trupore dhe dërgohet në Spitalin e Gjakovës ku mjeku kujdestar konstaton vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit , trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë. /Gazeta Enigma