Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se i ka ftuar të gjitha partitë për të qeverisur me kryeqytetin.
I pyetur rreth koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës, Rama ka deklaruar se kjo çështje është në proces.
“I kam ftuar të gjithë të bashkëqeverisim dhe jemi në proces. Jemi në proces dhe do ta merrni vesh shumë shpejt”, ka thënë ai ndërsa i pyetur për bashkëpunimin me PDK-në, ka shtuar se “jemi të përafruar me të gjithë”.
Rama ka deklaruar se ka energji pozitive rreth zgjedhjes së kryesuesit të Kuvendit Komunal.
“Është energji pozitive, e mirë, e marrëveshjes. Ta krijojmë shumicën për të mirën e qytetarëve. T’i ndajmë përgjegjësitë për të mirën e qytetarëve të Prishtinës. T’i shtyjmë proceset përpara”, ka deklaruar Rama për KTV-në. / Gazeta Enigma.