Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, sot pati një takim me Jeremy Long, Zëvendësdrejtor në Zyrën për Çështjet e Evropës Qendrore në Departamentin e Shtetit (DASh).
Rama tha se në takim theksoi “vështirësitë serioze me të cilat po përballet Kryeqyteti me Qeverinë Qendrore, veçanërisht bllokimin e vazhdueshëm të buxhetit të qytetit”.
“Diskutuam gjithashtu për potencialin e madh që kanë kompanitë amerikane për të investuar në Prishtinë, sidomos teksa përgatitemi për Lojërat Mesdhetare 2030. Energjetika alternative dhe projektet e mëdha zhvillimore janë fusha kyçe ku partneriteti mund të sjellë ndikim real”, shkroi Rama.
