Rama iu adresohet qytetarëve sot, për skandalin e publikimit të pagave në Shqipëri

Rama iu adresohet qytetarëve sot, për skandalin e publikimit të pagave në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke iu drejtuar qytetarëve sot, lidhur me skandalin e publikimit të të dhënave të punësimit për mbi 630 mijë shqiptarë.



Kreu i qeverisë shqiptare tashmë ka nisur adresimin e tij, së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) Mirlinda Karçanaj.

Prej më shumë se 24 orësh në rrjetet sociale dhe media u shpërnda një bazë të dhënash me informacione sensitive për mbi gjysmë milioni shqiptarë, numri i ID, vendi i punë si dhe paga mujore. Bëhet fjalë për pagesat e muajit janar të këtij viti.

Kjo gjë ka shkaktuar një furtunë tek opinioni publik dhe reagime të shumta, si nga Presidenti, opozita ashtu dhe nga gazetarë apo aktivistë të shoqërisë civile. / Gazeta Enigma.

Related Articles