Rama: Jemi në momentin më të mirë të historisë, kemi bërë zgjedhje të qartë drejt BE-së

Rama: Jemi në momentin më të mirë të historisë, kemi bërë zgjedhje të qartë drejt BE-së

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në konferencën e mbajtur në Bruksel pas konferencës së tretë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian, ka deklaruar Shqipëria është qartazi drejt rrugës së BE-së, raporton Gazeta Enigma.

“Ne jemi të përkushtuar që të shikojmë me sytë e së ardhmes dhe jo me sytë e së shkuarës, që e ka parandaluar vendin tonë dhe rajonin dhe shumë vende në Ballkanin Perëndimor që të progresojnë aq shumë sa duhet”, tha Rama, duke shtuar se “jemi në momentin më të mirë të historisë.

“Europa dhe BE është në momentin më të mirë për të kuptuar se sa vendet e Ballkanit Perëndimor  janë të rëndësishme për të ardhmen e  saj. Ne do të bëjmë më të mirën tonë. Ky moment ka mbyllur diçka që ne kemi filluar ta dyshonim tashmë. BE ka një zemër dhe ne e kemi dëshmuar këtë. Nuk është aq e madhe, por është një fakt që është aty dhe që pulson dhe jeton”, tha Rama.

I pyetur se cili kapitull do të jetë më i vështirë për t’u hapur dhe për t’u mbyllur për Shqipërinë, Rama theksoi se, “së pari kam mësuar që nuk ka kapitull apo ndonjë paragraf që është i lehtë me BE-në. Pra çdo gjë duhet të kalojë në një shqyrtim të hollësishëm me një bashkëpunim të ngushtë dhe nëpërmjet dialogut të përbashkët dhe mirëkuptimit”.

“Ne presim, siç e kam thënë që të hapim grup-kapituj, por në të njëjtën kohë nuk po e gënjejmë veten, sepse kjo ka për të qenë një punë e vështirë dhe ne duhet të përmirësojmë çdo hap. Dhe jo vetëm që të këmbëngulim në atë që themi por edhe të përmirësojmë atë që bëjmë”, shtoi Kryeministri.

Tutje ai shtoi se “E vlerësoj shumë këtë proces, sepse sikundër Komisionerja e tha shumë mirë ndihmon vendin që të rritet, të piqet, të transformohet dhe të bëhet një shtet ku institucionet janë shumë më të rëndësishëm se çdo gjë tjetër dhe kur i gjithë sistemi punon si një garantues për demokracinë dhe sundimin e ligjit, çdo gjë tjetër funksionon”.

Related Articles