Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë detaje interesante për mënyrën se si komunikon me homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti.
Rama në Klan Kosova, tha se me Kurtin, bisedon në aplikacionin Whatsapp, por thekson se ai rrallë i kthen përgjigje, edhe në ato përgjigje vazhdimisht sipas Ramës, Kurti i ripërsëritë qëndrimet e tij.
“Debatet me Albinin i zhvilloj në Whatsapp, unë flas ai dëgjon por nuk flet. Rrallë përgjigjet. Nuk ka rëndësi është mënyrë komunikimi, ai përsërit të njëjtën përgjgije vazhdimisht, për ta përforcuar mesazhin e tij”, ka thënë ai.