Rama në Berlin: Ne shqiptarët jemi besnikë, por s’duam të merremi si të mirëqenë

Rama në Berlin: Ne shqiptarët jemi besnikë, por s’duam të merremi si të mirëqenë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Berlin të Gjermanisë për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Socialistëve Evropianë.

Në një fjalë rasti ai ka thënë se Shqipëria ka pasur një eksperiencë të tmerrshme me Bashkimin Evropian kur ka nisur procesi i vaksinimit në kulmin e pandemisë.

“Ne kemi pasur një eksperiencë të tmerrshme me Bashkimin Evropian gjatë kohës së pandemisë kur nisi procesi i vaksinimit – në një seri vaksinash që iu dërgoheshin vendeve tjera, ne ishim komplet të harruar”.

“Ne vetëm kemi mundur të shohim se si vendet tjera vaksinoheshin edhe pse ne ishim aq besnikë ndaj Bashkimit Evropian.

Rama ka theksuar se në një kohë jetë a vdekje, është dashur të kërkojë rrugë alternative në Kinë, Rusi dhe Turqi.

“Nëse nuk do të na kishte ndihmuar Erdogan, ne do të mbeteshim pa vaksina për një kohë të gjatë. Bashkimi Evropian nuk ishte atje për ne në një kohë jetë e vdekje”.

“Ne shqiptarët jemi shumë besnikë – ishim të fundit që e tradhtuan perandorinë Osmane. Ishim të fundit që tradhtuam Bashkimin Sovjetik dhe sigurisht se do të jemi të fundit edhe në Bashkimin Evropian. Ne jemi besnikë, por nuk duam të merremi si të mirëqenë”.

Në kë ngjarje është duke marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

I organizuar me mbështetjen e SPD-së gjermane, ky kongres mirëpret krerë të shteteve dhe qeverive, komisionerë evropianë, udhëheqës të partive dhe përfaqësues të tjerë.

Me moton “Me guxim. Për Evropën” në këtë kongres diskutohet për politikat për të adresuar ndryshimet e thella në sigurinë ndërkombëtare, rritjen e çmimeve të energjisë dhe inflacionin, krizën e shkaktuar nga COVID-19, ndryshimet klimatike dhe sfidat sociale.

Related Articles