Rama pas takimit me Escobar: ‘Open Balkan’-in e mbështet Joe Biden/Shqipëria ka rol me rëndësi për dialogun Kosovë-Serbi

Rama pas takimit me Escobar: ‘Open Balkan’-in e mbështet Joe Biden/Shqipëria ka rol me rëndësi për dialogun Kosovë-Serbi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ku publikuar disa detaje nga takimi i tij me të dërguarin e posaçëm të SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ku aspekti më kryesor ka qenë ai i rolit thelbësor që Shqipëria ka në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit.

Kryeministri, ka saktësuar se takimi ka qenë shumë miqësor, ku është folur edhe për partneritetin e shkëlqyer mes dy vendeve. Veçanërisht, është përmendur roli i rëndësishëm që Shqipëria ka në dialogun Kosovë-Serbi.

Po ashtu, pjesë e bisedimeve ka qenë edhe nisma “Open Balkan” apo roli stabilizues i Tiranës zyrtare në rajon.

Mbi “Open Balkan”, Rama shkruan se ajo është një nismë transformuese për ardhmërinë e rajonit. Këtë fundit, në fjalët e Ramës, e mbështet edhe administrata e Presidentit Joe Biden. Madje, fuqismisht!

Më tej, kryeministri i ka bërë të dërguarit amerikan një tur në zyrën e tij kryeministrore, të mbushur me një murale me skicat e tij.

Gjatë vizitës së tij të sotme, Escobar u takua edhe me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Pas takimit me të, ai vendosi theksin tek ndihma dhe vendosmëria që SHBA-të kanë, për të luftuar korrupsionin në Ballkan. Po ashtu, ai nuk ia kurseu një ftesë Lulzim Bashës, për të shkuar në Washington.

Cili ishte mesazhi kryesor i Escobar?

“Falënderoj Shqipërinë për partneritetin e saj të fortë me Shtetet e Bashkuara dhe rikonfirmoj mbështetjen e fortë të SHBA për anëtarësimin e Shqipërisë në BE”.

Ky ka qenë në terma të gjerë fokusi i vizitës së Escobar në Shqipëri.

Ai vuri në dukje gjithashtu fokusin e Shteteve të Bashkuara në luftën kundër korrupsionit, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjeve për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

Ai gjithashtu mirëpriti forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve. Mbi të gjitha, bashkëpunimet në fushën e mbrojtjes, si aleatë të NATO-s.

Po ashtu, Escobar u ndal tek krijimi i më shumë mundësive për tregti dhe investime. Punë e përbashkët është bërë sipas tij midis Shqipërisë dhe SHBA-ve, për integrimin rajonal dhe global.

Pjesëmarrja e Tiranës zyrtare në Këshillimin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në vitin 2022, është po ashtu një hap pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve të forta mes dy shteteve mike.

Kjo vizitë e Escobar, është në vazhdën e një sërë takimesh që ai po zhvillon në gjithë rajonin.

Ndërkohë që agjenda e tij ishte e ngjeshur, jashtë u la presidenti i vendit, Ilir Meta, teksa takimet me drejtues të lartë politikë, erdhën vetëm dy ditë përpara Kuvendit Kombëtar demokrat, të thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor. /Gazeta “Enigma”/

Related Articles