Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se do të dalë nesër në një komunikim publik për të sqaruar detaje mbi projektin në zonën e Zvërnecit.
Kreu i qeverisë ka theksuar se ai nuk ka asnjë lidhje me pretendimet dhe “të pavërtetat e mëdha” që sipas tij janë hedhur në qarkullim ditët e fundit.
“Nesër e kam radhën unë për të folur për një projekt të jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për të cilin punohet prej disa vitesh tanimë dhe i cili nuk ka asnjë lidhje me disa të pavërteta të mëdha, që janë hedhur në qarkullim ditët e fundit”, shkruan kreu i qeverisë.
Në të njëjtin reagim, Rama ka përgëzuar drejtuesit e Policisë së Shtetit për mënyrën si kanë reaguar pas incidenteve të regjistruara në Zvërnec, ku përplasjet mes protestuesve dhe punonjësve të sigurisë private sollën tensione dhe ndërhyrjen e policisë.
