Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka prezantuar ekipin që do ta udhëheqin këtë komunë.
Rama ka bërë të ditur se nënkryetar i komunës së Prishtinës do të jetë Alban Zogaj, ndërsa shef i kabintetit të kryetarit do të jetë Vllaznim Osmani.
Po ashtu, ai ka bërë të ditur edhe emrat që do t’i udhëheqin disa nga drejtoritë e Komunës së Prishtinës.
“Kam kënaqësinë që të prezantoj ekipin tim, me të cilin do ta udhëheqë Komunën e Prishtinës, në procesin e transformimit të qytetit për të mirën e të gjithëve”, ka shkruar Rama./Gazeta Enigma/.