Në pjesën e dytë të Forumit për bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor dhe në konferencën për mediat, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u pyet nëse do t’i avansojë parimet me Kosovën, sikur me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se Shqipëria do ta bëjë këtë proces me të gjithë, shkruan Gazeta Enigma.
“Jo vetëm unë por të tre ne e kemi thënë, rithënë, që kjo nisëm nuk është ekzkluzive por është inkluive. Nuk është përjashtuese por gjithpërfshirëse, kjo nisëm është e hapur dhe e lirë për gjithë vendet që të veprojnë sipas interesit dhe logjikës së tyre. Shqipëria do ta bëjë këtë proces me të gjithë. Nuk ka për ne asnjë problem, nëse dikush tjetër nuk do ta bëjë, apo do ta bëjë pjesërisht”, tha Rama para mediave.
Tutje, ai tha se Serbia dhe presidenti Vuçiq, kanë bërë një ekstramile duke pranuar që nisma për krijimin e një ‘Minishengeni’ Ballkanik të jetë jo vetëm gjithëpërfshirëve, por sipas tij të shkoj përtej procesit të Berlinit kur vjen fjala për lëvizjen e lirë të qytetarëve.
“Serbia dhe presidenti kane bere nje ekstramile duke pranuar që nisma të jetë jo vetëm gjithëpërfshirëse por të shkoj përtej procesit të Berlinit kur vjen fjala për lëvizjen e lirë të qytetarëve, që do të thotë në këtë aspekt nuk ka asnje shoqëri në këtë territor që të jetë e diskrimunuar dhe përtej çështjes së hapur mes Kosovës dhe Serbisë kjo nismë iu thotë popujve dhe individëve qe ju jeni të barabart, përtej faktit që niveli shtetëror dhe institucional ka një çështje që eshte ende e hapur në trajtimin e vështirë të dialogut mes dy vende. Ky është një potencial i madh dhe ne nuk kemi të drejt si udheheq që ta mbajmë këtë potecinal të pa zhvilluar”, shtoi ai.