Analisti politik, Sadri Ramabaja, përmes një statusi në profilin e tij, ka thënë se sot do të arrihet marrëveshje në mes të Albin Kurtit e Fatmir Limajt.
Ramabaja ka thënë se kjo do të rezultojë me krijimin e Qeverisë Kurti 3, “si një produkt i patriotizmit kushtetues të dy liderëve”.
Ky reagimi i Rambajës vjen teksa pritet që sot të mbahet takimi mes Kurtit e Limajt.
Postimi i plotë:
Urtësia politike e dyshes Kurti-Limaj do të arrijnë marrëveshjen që sot.
Linja e SHIK-t, krahu rigjid i tij në Kuvendin e Kosovës dhe brenda partive (me theks PDK-së dhe LDK-së), edhe në minutat e fundit, po angozhohet që ta bëjë takimin Kurti-Limaj të dështuar. Madje duke trumpetuar e paragjykuar për këtë si fajtor km Albin Kurti.
Qeveria Kurti 3 po vije si produkt edhe i patriotizmit kushtetues të këtyre dy liderëve tanë.
Mirënjohje!