Zekirija Ramadani është ndarë mjaftë i kënaqur me fitoren e arritur nga lojtarët që ai drejton, ata të Gjilanit. Gjilani me rikthim të rezultatit të shtunën mposhti Trepçën ’89 me rezultatin, 3:1.
“Ishte ndeshje mjaftë e vështirë. Bëmë një gabim, pranuam gol në rastin e parë që pati Trepça ’89. Pjesa e parë na shpërbleu me golin në minutën e fundit dhe kjo bëri që në dhomat e zhveshjes të shkonim me rezultat të barabartë, e jo me negativitet. Në pjesën e parë folëm pak mes vete, por e dinim çfarë të bënim. Na mungonte pasimi, por kjo vjen si pasojë e lodhjes. Ndeshja e tretë brenda gjashtë ditësh. Ishte vapë e madhe dhe ishte e vështirë të luhej, por objektivi u arrit. Është shumë me rëndësi, është fitorja e dytë brenda katër xhirosh me përmbysje rezultati. Ky ekip ka shpirt, motiv dhe kualitet”, është shprehur Ramadani.