Trajneri Zekirija Ramadani ka thënë pas ndeshjes se Gjilani ka luajtur mirë, por pati mungesë të fatit.
Ai tha se portier Enea Koliçi madje nuk u vërejt se është fare në portë, për shkak të ofensivës totale që patën gjilanasit. Gjilani të shtunën barazoi 0:0 me skuadrën e Ferizajt.
“Ishte çështje fati. Nuk është se nuk e deshëm fitoren. Krijuam shumë, sidomos pas minutës 30-të, Enea u harrua që ishte në portë. Provuam edhe me harkime që është arma jonë më e fortë. Është edhe meritë e kundërshtarit që nuk fituam. Gjithmonë ndeshjet e para janë të vështira kur përballë ke një skuadër që nuk ka çfarë të humb. Ferizaj është në vendin e fundit dhe çdo pikë për ta është e madh. Unë jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve. Nëse vazhdojmë me këtë karakter, do t’i gëzohemi objektivit”, ka thënë Ramadani.