Ramë Lahaj sërish në Prishtinë, mbanë koncert me 2 gusht

Ramë Lahaj sërish në Prishtinë, mbanë koncert me 2 gusht

Tenori Ramë Lahaj do të mbajë edhe këtë vit një koncert në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ky koncert vije në kuadër të “Ramë Lahaj International Opera Festival” dhe do të mbahet me datë 2 gusht.

“Vetëm edhe pak ditë na ndajnë nga mbrëmja magjike e artit operistik në kryeqytet. Tre emra të skenave prestigjioze, Rame Lahaj, Charles Castronovo e Murat Karahan bëhen bashkë për të na dhuruar një natë plot emocion nën moton ‘T’knoft zemra”.

Nën dirigjimin e Sasacha Goetzel, shoqëruar nga Orkestra e Operas së Kosovës. Ju presim në sheshin Skënderbeu më 2 gusht”, ka thënë Lahaj. /Gazeta Enigma

Related Articles