Ramush Haradinaj e pyet Kurtin: A je rekrutuar nga shërbimet sekrete të Serbisë kur ishe në burg

Ramush Haradinaj e pyet Kurtin: A je rekrutuar nga shërbimet sekrete të Serbisë kur ishe në burg

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nga AAK, i është drejtuar kryeministrin aktual, Albin Kurti me disa pyetje sa i përket kohës kur ky i fundit ishte në burgjet e Serbisë, raporton Gazeta “Enigma”.

Me këtë rast, Haradinaj, e pyeti Kurtin nëse është i ndjekur nga organet serbe. “Kam dy pyetje për kryeministrin. E para është a je i rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë kohës sa je mbajt në burg? Pra a mban diçka Serbia, mbi ty me të cilën të mban peng e kësaj dite, pra a është më në rrezik Kosova nga ti, prej shërbimeve serbe apo nga çlirimtarët që janë detyruar ta marrin pushkën për çlirimin e vendit. Pra duhet të deklarohesh për këto, sepse qarkullojnë gjatë”, pyeti Haradinaj.

Pyetja e dytë e ti kishte të bënte me dialogun me Serbinë. “Kur po shkon në Bruksel çka po i sjell Kosovës”, pyeti tutje ai.

Gjatë kësaj kohe sa po fliste Haradinaj, kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca i kërkoi Haradinajt që të ketë kujdes për gjuhën që po përdor në Kuvend/Gazeta Enigma

Related Articles