“Ramushi s’komunikon me Fatmirin, është i hidhëruar me të”

“Ramushi s’komunikon me Fatmirin, është i hidhëruar me të”

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka deklaruar se Ramush Haradinaj nuk komunikon me ish-partnerin e koalicionit, Fatmir Limajn, raporton Gazeta “Enigma”.

Gjini tutje ka theksuar se Haradinaj është i hidhëruar me Limajn pas gatishmërisë së këtij të fundit që të bashkëpunojë me kreun e VV-së, Albin Kurtin.

“Ramushi nuk komunikon me Fatmirin. Është i hidhëruar me të, edhe unë jam i hidhëruar. Kur e kemi bërë një rrugë bashkë, të paktën do të ishte korrekte që pas rezultateve, ato fjalë që i ka thënë në televizion, me i fol të paktën me Ramushin”.

“Do të ishte 100 herë më korrekte sikur këtë bisedë ta bënte me partnerin e koalicionit përpara se me na e dhënë lajmin në televizion. Ajo ishte befasi, e kemi dëgjuar për herë të parë në televizion”, tha Gjini në “Rubikon”.

“Po të shkonim vetëm në zgjedhje, Aleanca do t’i kishte 9 apo 10 deputetë së paku. Njerëzit na thonë se s’kanë dalë të votojnë, njerëzit që kanë votuar për dekada me Aleancën”, tha ai.

Related Articles