45 civilë shqiptarë u vranë në janar të vitit 1999 në një prej masakrave më të rënda të kryera nga serbët gjatë luftës në Kosovë, e cila njihet si masakra e Reçakut.
Politikanët serbë ndër vite vazhdimisht e kanë mohuar një ngjarje të tillë, sidomos gjatë pushtetit të Aleksandar Vuçiqit, por përveç rrëfimeve, ekzistojnë edhe dëshmi të dokumentuara rreth asaj që ndodhi në Reçak.
Masakra e Reçakut, e cila shënoi edhe nisjen e bombardimeve të NATO-s ndaj ushtrisë serbe, është një ngjarje që nuk mund të mohohet asnjëherë nga askush.
Këtë e kanë bërë përgjatë viteve liderët serbë dhe çdo herë janë përballur me reagime të ashpra nga bashkësia ndërkombëtar, sidomos nga aleati më i madh i Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky ekip kishte ekzaminuar plumbat që u gjetën në trupat e pajetë të më shumë se 40 viktimave, ku thuhet se të gjitha gëzhojat kanë qenë prej bronzi dhe fishekët e përdorur janë zakonisht të pushkave Kallashnikov.
E gjetur tjetër e këtij ekipi, siç përmendet edhe në raportin të cilin e posedon Demokracia.com, ka qenë se të gjitha kutitë e kafazit të këtyre fishekëve mbajnë vulën e njërit nga dy prodhuesit jugosllavë: 1K dhe PPI-J.
“ Grupimi i fishekëve filloi me ndarjen e tyre në grupe Fvvo sipas llojit të fishekëve. Gjithsej 105 janë të cal. 7.62 x 39 tip fishek dhe 26 janë të kal. Lloji 7,62 x 54R. Të gjitha mostrat e gëzhojave kanë shenja të shkaktuara nga pjesë të ndryshme të armës së zjarrit. Në disa raste, shenjat e ejektorit në kutitë e fishekëve janë qartësisht të mjaftueshme për krahasimin balistik. Në disa prej fishekëve, përshtypja e kunjave të qitjes është e mjaftueshme për krahasim. Të gjitha të njëjtat lloje kuti fishekësh u krahasuan me njëri-tjetrin dhe ato ndaheshin qartë në grupe”, thuhet mes tjerash në këtë raport, transmeton Demokracia.com, përcjellë Gazeta “Enigma”.
Vlen të përmendet se ministri kontravers dhe propagandues i regjimit në Serbi, Aleksander Vulin, të enjten ka lëshuar një deklaratë skandaloze, duke mohuar gjenocidin e forcave serbe në Reçak.
Vulin e ka quajtur masakrën e Reçakut “një gëshnjeshtër të tmerrshme”, pavarësisht fakteve të pakontestueshme dhe konstatimit nga ambasadori William Walker se ajo që kishte ndodhur atje ishte “krim kundër njerëzimit”, raporton Demokracia.com.
Lidhur me këto deklarata, Vulinit i ka reaguar Departamenti Amerikan i Shtetit, duke thënë se mizoritë që kanë ndodhur në Reçak në janar të vitit 1999, përfshirë masakrën e civilëve, janë të dokumentuara mirë.
Ndërkaq, zëdhënësi i përfaqësuesit të lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Masakra e Reçakut nuk mund të mohohet dhe as nuk duhet të modifikohet ajo që ndodhi në këtë fshat të Kosovës më 1999.
Masakra e Reçakut ka qenë edhe pjesë e aktakuzës së ngritur nga Gjykata e Hagës kundër presidentit të atëhershëm të ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, si dhe disa zyrtarëve të tjerë serbë.
Megjithatë, gjyqi është ndërprerë pas vdekjes së Millosheviqit dhe asnjë nga të akuzuarit e tjerë nuk janë dënuar për krimet e kryera në Reçak./Gazeta “Enigma”/