Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se për 24 orë, 19 persona kanë humbur jetën nga COVID-19, dhe 703 janë infektuar, raporton Gazeta “Enigma”.
Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë dhënë 19.458 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 975.279 doza të vaksinës.
Deri më sot 338.147 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Sot janë shëruar 2.255 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 131.930.
Në total numri i rasteve aktive është 20.652.