Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit, janë shënuar 4 raste i vdekjes, raporton Gazeta “Enigma”.
Sipas MSH-së, nga 4.132 testime, 717 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.355 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Deri më sot 809.613 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Në total numri i rasteve aktive është 16.849. / Gazeta Enigma.