Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se në 24 orët e fundit nga 2.074 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Po ashtu njoftohet se në 24 orët e fundit janë dhënë 1.647 doza të vaksinës kundër COVID-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.126 doza të vaksinës. Sot janë shëruar 146 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.054. Në total numri i rasteve aktive është 1.198”, thuhet në raport.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB