Raportohet të jetë anuluar granti i vëllait të Fitore Pacollit

Raportohet të jetë anuluar granti i vëllait të Fitore Pacollit

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, mësohet se ka anuluar grantin prej 100 mijë eurosh Blerim Pacollit, vëllait të deputetës së VV-së, Fitore Pacollit.

Të paktën kështu ka njoftuar Periskopi i cili i ka siguruar edhe dokumentin, përcjellë Gazeta Enigma.

Aty thuhet se vendimi është marrë më 22 nëntor.

Po ashtu raportohet se granti iu anulua edhe këshilltarit të jashtëm të ministrit Faton Peci, Naim Huruglicës.

Dhënia e këtyre granteve kishte bërë goxha bujë, duke akuzuar të parin e MBPZHR-së për ndikim në dhënien e këtyre granteve.

Grant kishte përfituar edhe daja i Fitore Pacollit, Sylejman Islami, por të njëjtit iu kishte anuluar ditë më parë. /Gazeta Enigma

Related Articles