Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi është duke qëndruar për një vizitë në Azi.
Pelosi gjatë së martës turneun e saj e vazhdoi në Malajzi.
Derisa nga aty mediat tajvaneze dhe amerikane thonë se ajo ka në plan të vizitojë Taipein të martën mbrëma, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar.
Fluturimin e saj, nga Malajzia që raportohet se është për në Tajvan janë duke e ndjekur në kohë reale mbi 300 mijë persona në Flightradar24.
Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se Kina mund t’i përgjigjet vizitës së Nancy Pelosit në Tajvan me provokime ushtarake.
Kjo mund të përfshijë gjuajtjen e raketave pranë Tajvanit, ose aktivitete të tilla në shkallë të gjerë ajrore ose detare, tha zëdhënësi John Kirby.
Ndryshe, kryeministri i Tajvanit, Su Tseng-chang ka thënë se mirëpresin çdo mysafirë të huaj.
Tajvani është një ishull i vetëqeverisur, por Kina pretendon se është një provincë e shkëputur nga ajo.
Pekini ka paralajmëruar për “pasoja të rënda” nëse Pelosi shkon për vizitë.
Ndërsa ShBA-ja ka marrëdhënie diplomatike zyrtare me Kinën dhe jo me Tajvanin. Por e përkrah pavarësinë e Tajvanit dhe e konsideron si një shtet.