Puna e Policisë në Shtërpcë po vazhdon normalisht.
Për dallim nga disa pjesëtarë serbë të Policisë së Kosovës në veri të vendit, që hoqën uniformat, në Shtërpcë puna e policisë po vazhdon normalisht. Pjesëtarët serbë të policisë këtu janë duke punuar edhe pas vendimit të djeshëm të Listës Serbe për bojkotim të institucioneve të Kosovës.
Gazetarja e RTK-së, Elmina Osmani raporton nga kjo komunë që ka shumicë serbe se nuk ka asnjë problem.
Ajo ka bërë me dije se ka tentuar të marrë ndonjë deklaratë, por policët kanë thënë se nuk kanë marrë leje për të folur për media.