Sapo janë kryer tri bastisje në territorin e Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit lidhur me ngjarjet në Banjskë
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se cak i bastisjeve kanë qenë pronat e bashkëpuntorëve të Milan Radoiçiqit
Këto bastisje janë kryer në Zveçan, në afërsi të Spitalit të Mitrovicës dhe në lagjen të Boshnjakëve.
Ky operacion i sotëm është vazhdimësi e kontrolleve që janë bërë në kuadër të hetimeve për grupin e Milan Radoiçiqit për sulmin e Banjskës.