Raportohet se Qeveria ka filluar rrugët ligjore për largimin e kryetarëve në veri

Raportohet se Qeveria ka filluar rrugët ligjore për largimin e kryetarëve në veri

Qeveria e Kosovës tashmë ka nisur procedurën për largimin e kryetarëve të zgjedhur në veri të vendit, por edhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, siç ka kërkuar Bashkimi Europian.

Në dokumentin e nënshkruar nga ana e ministrit Elbert Krasniqi ky grup e ka zgjedhur kryesues z. Besim Myrtezani, ndërsa si anëtarë Xhevat Tavën, Fetije Begollin e Flurim Arifin.

Ky grup do ta ketë përgjegjësinë për “hartimin e Udhëzimit Administrativ për caktimin e procedurave dhe afateve për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarëve të komunave.”

Afati që i është dhënë është deri më 1 shtator.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës ka deklaruar gatishmërinë e saj për përgatitjen e bazës ligjore për organizimin e zgjedhjeve të reja.

Megjithatë, kryeminisri dhe zv.kryeministri me disa deklarata të fundit lanë të nënkuptohej se zgjedhjet do të mbaheshin vetëm pas heqjes së masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.

Related Articles