Ekipi i Klan Kosovës, gjatë raportimit nga Prelezi i Muhaxherëve, është sulmuar, ku një person ka thyer kamerën e tyre.
Kjo teksa po raportonin për rastin në Emergjencën e Ferizajt, ku dyshohet se një nënë ka privuar nga jeta foshnjën e saj të porsalindur.
“Kemi raportuar gjatë tërë ditës, kanë ardhur këtu dhe e kanë thyer komplet kamerën e televizionit. Një veturë u ndal para veturës sonë, një person doli, e hapi bagazhin e veturës dhe nga aty nxori një shkop, shufër metalike, nuk dija saktësisht ka ishte, dhe me të iu drejtua kameramanit Arben Restelica, i cili ishte duke u bërë gati për transmetim direkt, dhe duke e lëshuar kamerën”, ka raportuar gazetarja e Klan Kosovës, Qëndresa Tërshani.
