Një rast tragjik ka tronditur sërish opinionin në Kosovë.
Kësaj radhe në fshatin Majac të Podujevës, ku një grua dyshohet se ka plagosur një burrë, lidhja e të cilit me të dyshuarin ende nuk dihet, si dhe gruan e xhaxhait të saj.
Ende nuk dihet se si erdhi deri tek vrasja, por ajo çka dihet është që pas aktit, sipas raportimeve të mediave, edhe vetë e dyshuara e ka goditur veten në kokë, me qëllim vetëvrasjen.
Të dy të plagosurat janë dërguar për trajtim në QKUK, ndërkohë që nga aty thanë se gjendja e tyre është shumë e rëndë.
Sipas informacioneve, e dyshuara ka tentuar t’i marrë jetën vetes duke u vetplagosur në kokë me armë zjarri, menjëherë pas kryerjes së krimit.
Njësitë e FIT-it kanë ndërhyrë në objektin ku ajo ishte barrikaduar dhe e kanë gjetur në gjendje të rëndë, duke e nxjerrë dhe duke i ofruar ndihmën e parë në vendin e ngjarjes.
Autorja e rastit është identifikuar me emrin A. Gashi, 31-vjeçe, ndërsa gruaja tjetër e plagosur është e moshës rreth 70-vjeçare.
Lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore ka folur drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.
Syla deklaroi për mediat se gjendja e pacientëve është shumë e rëndë.
“Dy paciente gjinisë femërore, njëra e lindur më 1953, tjetra 31 vjeçare, janë sjellë nga autoambulanca e Podujevës, arsyeja lëndim me armë zjarri, gjendje shumë e rëndë dhe jo stabile. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme. Të dy pacientet jonë të intubura me frymëmarrje të asistuar, njëra është dërguar në sallë operative ku janë duke punuar ekipet e Neurokorurgjisë dhe Anestezionit. Gjendja e pacienteve shumë e rëndë”, u shpreh Syla.
Ndërkohë, Policia ende nuk ka dalur me informacione zyrtare nga rasti.
