“Sondazhet e porositur nuk mund ta përcaktojnë fituesin në Gjilan”, thuhet në një komunikatë për media nga Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan.
Komunikata e plotë:
Të gjitha sondazhet e publikuara dhe që janë të porositura nga pushteti në ikje, janë tentim për të manipuluar votuesit e komunës sonë. Pushteti aktual, duke e parë që i ka ditët e fundit në qeverisje komunale, ka filluar që mos të kursej asnjë mjet ligjor dhe joligjor, me të vetmin qëllim që të manipulojë votuesin Gjilanas.
Sondazhet e manipuluara dhe te porositura nje dite para zgjedhjeve nuk kane mundur asnjehere qe ta percaktojne fituesin e zgjedhjeve. Televizioni qe po vazhdon ti sherbej pushtetit ne ikje, duke tentuar qe te manipuloj opinionin e gjere permes krijimit te nje iluzioni te rrejshem se kinse fituesi ne Gjilan vec eshte percaktuar, eshte krejtesisht ne kundershim me realitetin ne terren.
Per PDK dega ne Gjilan, duke u bazuar ne gjendjen reale ne terren, dhe matjeve tona, kanditadja jone, znj. Leonora Morina Bunjaku eshte duke vazhduar me hapa te sigurt drejte ndryshimit me se te nevojshme per Gjilanin.
Prandaj ju bejme thirrje, dhe i sigurojm te gjithe qytetaret, antaret si dhe simpatizante qe te vazhdojne perkrahjen per kanditaten tone, sepse ndryshimi vetem po ndodhe.
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan
Hapësirë e sponsorizuar