Kosova ka mësuar kundërshtarët e grupit për kualifikueset e Kampionatit Evropian 2024.
“Dardanët” do të jenë në Grupin I, së bashku me Zvicrën, Izraelin dhe Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorën.
Në Zvicër, duelin me Kosovën e cilësojnë si vëllazëror, për faktin se shumë futbollistë shqiptarë luajnë për helvetët.
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri reaguan menjeherë pas shortit, duke postuar fotografi nga përmbajtja e plotë e grupit, por pa shkruar ndonjë detaj shtesë.