Të enjtën në mëngjes, në Kuvendin e Kosovës, ka nisur një rrahje mes deputetëve të PDK-së dhe kabinetit qeveritar, teksa kryeministri Kurti po mbante fjalim.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier, i cili e dënon një gjë të tillë.
”Për fat të keq të shoh se çfarë ndodhi sot në Kuvendin Kombëtar të Kosovës. Do të doja të mos kisha nevojë ta thosha këtë: përdorimi i dhunës nuk është kurrë një mjet i pranueshëm për të shprehur mosmarrëveshje. Në çdo demokraci shpesh ka dallime të forta. Por dallimet duhet të zgjidhen përmes diskursit – një qëllim themelor i çdo legjislativi të demokracisë”, tha Hovenier.