Ronald Araujo, ishte protagonist i eliminimit të Barcelonës në Ligën e Kampionëve, pasi u përjashtua me karton të kuq, në mbrëmjen e së martës ndaj Paris Saint-Germainit.
Mbrojtësi uruguaian ka reaguar për herë të parë duke falënderuar të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë.
“Futbolli që më dha kaq shumë gëzim, tani më godet shumë. Falënderoj të gjithë ata që janë pa kushte pranë meje, shokët e skuadrës që lanë gjithçka në fushë dhe tifozët që besuan në këtë ekip deri në fund. Jam shumë Na vjen keq që nuk u japim atyre këtë gëzim, Ne do të përpiqemi përsëri për Barçan!”, ka shkruar ai në Instagram.
Pas mesazhit të uruguaianit, disa bashkëlojtarë e mbështetën atë.
Araujo , i cili u ndëshkua me karton të kuq, nuk do të mund të luajë në ndeshjen e parë të edicionit të ardhshëm të Ligës së Kampionëve.