Kosova zhvillon dy ndeshje miqësore, të parën më 1 qershor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ndaj San Marinos, derisa tri ditë më vonë luan në Austri ndaj Maltës.
Challandes ka grumbulluar disa futbollistë të rinj, të cilët për të parën herë do ta veshin fanellën dardane.
Bie në sy se në listën e të ftuarve mungon i rregullti i Përfaqësueses, Bernard Berisha.
Futbollistit të Akhmat Grozny si duket nuk i ka pëqyer kjo gjë, pasi ka reaguar në rrjete sociale.
“Përshendetje për të gjithë, duke e parë që kam marrë shumë mesazhe e ndjej për obligim ta sqaroj të vërtetën”, tha ai.
“Selektori ka vendos që unë te mos ftohem për këto 2 ndeshje miqësore në qershor. Realisht, Selektori ka të drejtë sepse janë miqësore dhe duhet te provohen lojtarët e rinj, por ajo qa nuk më pëlqen dhe që është jo profesionale është fakti se ata nuk më kanë kontaktuar askush për mos ftesën duke parë që kam ber një sezon shumë të sukseshëm”, tha Berisha.
“Prandaj mendoj se Selektori të paktën të tregohet i sinqertë dhe të na kontaktojë sepse bisedën e fundit që e kemi pasur në Shqiperi, ai më dha shumë shpresa dhe në fund prapë u zhgenjeva, unë i deshiroj Kosovës shumë suksese”, përfundoi Bernard Berisha.