Reagon edhe Prindon Sadriu – në vijë me Presidenten, sulmon mediat

Reagon edhe Prindon Sadriu – në vijë me Presidenten, sulmon mediat

Prindon Sadriu ka reaguar për arrestimin e një kameramani teksa po xhironte në shkollën ku vijojnë vajzat e tij dhe presidentes Vjosa Osmani.

Njëjtë si presidentja, edhe ai hodhi kritika ndaj mediave.

“Fletërrufetë e buzhalistëve, kajtazistëve e mehmetajve nuk janë kritikë, janë cirk i urrejtjes”, shkroi Sadriu.

“Postimet e mbushura me shpifje dhe frikë nuk janë lajme e opinione — janë udhëzime dhe nxitje për dhune edhe ndaj fëmijëve të vegjël. Në të kaluarën jo shumë të largët ato kanë prodhuar pasoja shumë të rënda ndaj viktimave të këtyre fletrrufeve”, u shpreh tutje Sadriu.

“Koha e dhunës politike, likuidimeve fizike dhe e justifikimit të dhunës që shpien në to ka kaluar. Kushdo që fërkon duart për një skenar të tillë i bën disfavorin më të madh kauzës tonë për shtet të lirë e demokratik”, përfundoi ai.

Related Articles