Reagon EULEX-i, pasi zyrtari i tyre parkoi gabimisht: Do të marrim masa disiplinore

Reagon EULEX-i, pasi zyrtari i tyre parkoi gabimisht: Do të marrim masa disiplinore

Misioni EULEX në Kosovë ka reaguar pas kritikave të shumta ndaj zyrtarit të tyre, i cili kishte parkuar veturën gabimisht në njërën nga rrugën e Prishtinës.



Pas lajmeve për diskutimin e këtij zyrtari me një qytetar në Kosovë, EULEX është zotuar se do të marrë masa disiplinore.

“Dënojmë me terma të ashpër sjelljen e pjesëtarit të stafit të EULEX-it që është parë duke parkuar gabimisht në Prishtinë. Ne garantojmë se do të marrim masat e dukura disiplinore. Falënderojmë qytetarin e Kosovës që e nxori në dritë këtë rast dhe për sjelljen e përgjegjshme”, thuhet në përgjigjen e EULEX-it, ndaj lajmit.

Ndryshe më herët u raportua për  këtë veprim të pjesëtarit të EULEX-it, i cili ishte incizuar nga një qytetar.

Sipas pamjeve të publikuara nëpër rrjete sociale, shihet se zyrtari i EULEX-it ka parkuar veturën në një pjesë ku nuk është e dedikuar për parkim.

Në video dëgjohet se qytetari duke e pyetur zyrtarin nëse vepron njësoj në vendin prej nga vjen.

“A mund të ju pyes nga jeni? A e parkoni kështu veturën në vendin tuaj”, dëgjohet duke thënë qytetari i cili filmoi ngjarjen.

Ndërkaq, zyrtari i EULEX-it i përgjigjet, duke thënë: “Parkoj kështu në Kosovë”. /Gazeta “Enigma“/

Related Articles