Reagon Kurti për plagosjen e dy të rinjëve: E dënoj ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë

Reagon Kurti për plagosjen e dy të rinjëve: E dënoj ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas plagosjes së dy qytetarëve serbë në Shtërpcë.

Kurti ka thënë se është i brengosur dhe se personi i arrestuar do të përballet me organet e drejtësisë, raporton Gazeta Enigma.

Kurti ka thënë se Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave për mbrojtjen së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim.

Më poshtë mund të lexoni reagimin e plotë të Kryeministrit Kurti:

E dënoj ashpër sulmin ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë. Thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre. Sipas informatave, të rinjtë 11 dhe 21 vjeçar janë jashtë rrezikut për jetë dhe ju dëshiroj shërim të shpejtë. Policia e Kosovës veçse ka arrestuar të dyshuarin i cili pa asnjë mëdyshje duhet dhe do të përballet me organet e drejtësisë.

Njësitet relevante do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij akti të papranueshëm dhe të dënueshëm.

Dua të siguroj të gjithë qytetarët se Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave të saj me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim.

Related Articles